
INDONEZI- Një tragjedi ka ndodhur në qytetin indonezian të Yogyakarta ku u mbajt Kampionati Aziatik i Badmintonit (U18). 17-vjeçari Zhanke Zhiye, përfaqësues i Kinës, po përballej me kundërshtarin e tij, japonezin Kazuma Kawano me rezultatin e barabartë 11-11 në setin e parë kur papritur u rrëzua në tokë.
Teksa e gjitha po ndodhte para syve të tij, kundështari i Zhiye u hutua kur kuptoi se i riu ishte në gjendje kritike. Ashtu siç edhe u dyshua, këto rezultuan të ishin momentet e fundit të jetës së atletit fatkeq, i cili ndërroi jetë në vend.
MOMENTI ME VIDEO:
Spitali lokal nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për arrest kardiak./ZËRI