Video

Sekuestrohet pasuria e ish-zyrtares Alda Klosi

F.m
Sekuestrohet pasuria e ish-zyrtares Alda Klosi
Alda Klosi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar një apartament prej 85 metrash katrorë dhe një garazh që rezultojnë të jenë në pronësi të Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ministrisë së Financave, në kohën që drejtohej nga Arben Ahmetaj. Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se Klosit i janë sekuestruar edhe shuma monetare të valutave të ndryshme, 368 mijë lekë, 15600 dollarë dhe 462 mijë euro.

Vetë Alda Klosi u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Tiranës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, por me gjykim të shkurtuar u lirua brenda pak muajve. Pas hekurave ndodhen pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, të cilët u kallëzuan nga vetë Klosi për vjedhje. Ky kallëzim zbuloi dhe shuma të mëdha parash në banesën e zyrtares dhe hetimet vunë Klosin në pranga.

Poll

MOS HUMB