Video

Dënohet në mungesë organizatori i vrasjes së Behar Sofisë

Sipas GJKKO, Shera, pasi ka marrë urdhër për të ekzekutuar Sofinë ka krijuar grupin kriminal, me të cilin vëzhgoi viktimën për 6 muaj, deri në momentin që e ekzekutoi atë.

F.m
Dënohet në mungesë organizatori i vrasjes së Behar
Behar Sofia

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg Jemin Sherën, i cili akuzohet si organizatori i vrasjes së Behar Sofias, që u ekzekutua në vitin 2021 pranë Piramidës në Tiranë. Sipas GJKKO, Shera, pasi ka marrë urdhër për të ekzekutuar Sofinë ka krijuar grupin kriminal, me të cilin vëzhgoi viktimën për 6 muaj, deri në momentin që e ekzekutoi atë.

Jemin Shera, i njohur si 'Bajlozi' vijon të jetë në kërkim, ndërsa ende nuk janë zbardhur personat nga të cilët Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë, biznesmenin e njohur si ‘padron droge’.

Poll

MOS HUMB