Video

Orët vendimtare për partitë! Sonte dorëzohen listat me kandidatët për deputetë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime të njëpasnjëshme me drejtuesit politikë në seli, ndërkohë që është raportuar se tre kryebashkiakë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për të garuar për deputetë.

F.m
Orët vendimtare për partitë! Sonte dorëzohen listat me
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Partitë Politike kanë kohë deri mesnatën e sotme për të vendosur për emrat që do të fusin në listën e kandidatëve për deputetë. Partia e parë që ka dorëzuar listën është "Lëvizja Bashkë". Lista në Tiranë udhëhiqet nga Redi Muçi, ndërsa i dyti është Arlind Qori, kryetari i “Lëvizjes Bashkë”. Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime të njëpasnjëshme me drejtuesit politikë në seli, ndërkohë që është raportuar se tre kryebashkiakë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për të garuar për deputetë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Matit Agron Malaj, kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo. Pritet gjithashtu edhe zyrtarizimi i emrit të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Ndërsa në Partinë Demokratike ka pasur rrjedhje. Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se kryedemokrati Sali Berisha e ka lënë jashtë listës për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë së re. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga vetë Berisha, i cili është shprehur se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar për emrat.

Mesditën e sotme pati edhe një largim të 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' nga koalicioni i Partisë Demokratike. Këtë gjë Berisha e konsideroi tradhëti, ndërkohë që është raportuar se Vasil Sterjovski po negocion me Partinë Socialiste.

Poll

MOS HUMB