Video

Sejko e pranon: MCA ka kryer shkelje, unë po trajtohem si kriminel

Sejko u mbrojt me faktin se një pjesë e mirë e kredive që janë marrë nga MCA dhe FINAL, tashmë janë në zyrat e përmbarimit, ku Banka e Shqipërisë nuk ka tagër që të ndërhyjë. Në total, sipas Sejkos në vendin tonë portofoli i kredive të këqija është rreth 100 mijë.

F.m
Sejko e pranon: MCA ka kryer shkelje, unë po trajtohem si kriminel
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka rilexuar deklaratën e tij zyrtare përpara Komisionit të Ekonomisë, të njëjtën që ka afishuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të cilën e lexoi dhe para gazetarëve kur doli në konferencë. Guvernatori Sejko gjithashtu u shpreh se nuk mund të akuzohet për shpërdorim detyre kur nuk është pyetur asnjëherë nga organet e drejtësisë, duke shtuar se në këtë mënyrë është hedhur tymnajë për të, si të ishte një kriminel. Përpara pyetjeve të deputetëve të Opozitës, Sejko u mbrojt me faktin se një pjesë e mirë e kredive që janë marrë nga MCA dhe FINAL, tashmë janë në zyrat e përmbarimit, ku Banka e Shqipërisë nuk ka tagër që të ndërhyjë. Në total, sipas Sejkos në vendin tonë portofoli i kredive të këqija është rreth 100 mijë. Ai pranoi se MCA ka bërë shkelje në kontratat e kredisë me klientët duke u vënë gjoba më të larta se 30% e vlerës së papaguar që është tavani maksimal, por tha se nuk ka pasur asnjë informacion që kjo kompani, po hetohet për mashtrim financiar dhe e mbylli duke shtuar se në datën 29 do të raportojë përsëri në lidhje me rastin. Sipas Sejkos, për zgjidhjen e çështjes së mikrokredive, do të duhet një bashkërendim i punës mes disa institucioneve dhe jo vetëm Bankës së Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB