Video

Scholz në Tiranë si Joe Biden, ngatërron drejtimin dhe harron Ramën

Ky moment ka kaluar me humor nga Scholz por dhe nga të pranishmit.

E.K
Scholz në Tiranë si Joe Biden, ngatërron drejtimin dhe harron
Olaf Scholz

TIRANË- Incidentet gjatë vizitave shtetërore me sa duket nuk janë “eksluzivitet” vetëm i Presidentit të SHBA-së Joe Biden pasi kancelari gjerman Olaf Scholz nuk mbetet pas. Në vizitën e tij të fundit në Tiranë në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, Scholz u ngatërrua dhe për pak sa nuk u rrëzua.

(KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON)

Pasi kaloi në tapetin e kuq para gazetarëve për të cilët nuk dha koment, Scholz vazhdoi rrugën drejt duke tentuar të kalojë kordonin e kuq pa e kuptuar se kryeministri shqiptar Edi Rama po e priste në hyrje të selisë së qeverisë për tu futur brenda.

Ky moment ka kaluar me humor nga Scholz por dhe nga të pranishmit. Video qarkulloi në rrjetet sociale dhe u bë virale./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB