
TIRANË- Nesër në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit. Siç duket edhe nga pamjet nga kryeqyteti që ka siguruar "Zëri.ai", të gjithë janë në gatishmëri, ndërsa po bëhen edhe "prekjet" e detajeve të fundit për eventin e nesërm. Teksa mbi 2 mijë efektivë do blindojnë Tiranën, disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, ndërsa të tjera do të jenë të papërshkrueshme as me këmbë.
Rrugët që do bllokohen:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Ukraina e lirë”.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Piramidës, ndërsa do të marrin pjesë: kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron; presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, etj./Zëri.ai