
SHBA- Misteri i Rosuell nisi më 24 qershor 1947, kur piloti Kenneth Arnold po fluturonte mbi malet Cascade të shtetit të Uashingtonit në SHBA, duke ndihmuar në kërkimin e një avioni ushtarak të rrëzuar.
Ai tha se pa 9 objekte në formë gjysmëhëne që fluturonin në formacion në një lartësi prej rreth 3 km dhe një shpejtësi të vlerësuar afërsisht 1,900 km/h, e pamundur të arrihej nga mjetet fluturuese në atë kohë.
Arnold e përshkroi lëvizjen e vrullshme të objekteve si atë të një disku që rrëshket mbi ujë.
Mediat e kapën historinë, shpikën frazën "disk fluturues" dhe prej aty lindi misteri modern.
Më 7 korrik, një fermer lokal i quajtur 'Mac' Brazel kontaktoi sherifin në Rosuell për të thënë se kishte zbuluar mbeturina të çuditshme të përhapura nëpër fermën e tij.
Ai kishte rënë në kontakt ditë më parë, por nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje derisa dolën historitë për disqet fluturuese.
Duke menduar se mund të kishte një lidhje dhe duke hamendësuar se diçka mund të ishte rrëzuar gjatë një stuhie të fundit, ai vuri në dijeni autoritetet.
Fermeri kishte sjellë disa mostra të mbeturinave dhe kur sherifi kontaktoi bazën ajrore të Ushtrisë aty pranë, oficeri i inteligjencës Jesse Marcel shkoi në vendin ku mendoj se objekti i paidentifikuar ishte rrëzuar, e gjeti më shumë mbeturina.
Lajmi shkaktoi një valë befasie anembanë botës, por në memoriet e njerëzve ngeli titulli i gazetës lokale.
"Forcat Ajrore kapin një disk fluturues në fermë në rajonin Rosuell".
Brenda 24 orëve situata ndryshoi plotësisht.
Ushtria amerikane informoi se ishte bërë një gabim dhe se "disku fluturues" ishte një tullumbace e rrëzuar për shkak të motit.
Për publikun u publikuan edhe foto të atyre që dukeshin si teprica nga rrëzimi i një balone.
Por në ditët e sotme, të shumtë janë ata që besojnë se objetki i rrëzuar ka qenë një balonë.
Në Rosuell qëndronte grupi i bombardimit 509, e vetmja skuadrilje e specializuar për bombën atomike në botë në atë kohë.
Eshtë e vështirë që të besohet se një grup elitar ushtarakësh, të mashtroheshin nga një balonë.
Por ndryshe nag tani, atëherë shpjegimi i ushtrisë amerikane u pranua nga opinioni publik.
Edhe pse interesi për disqet fluturuese u rrit, për Rosuellin nisi të flitej pak e më pak.
Nga viti 1978, incidenti i Rosuellit filloi sërish të komentohej në SHBA.
Për të u shkruan artikuj, u bënë dokumentarë , libra e seri televizive dhe ideja se aty kishte rënë disk fluturues u ndërfut aq shumë te njerëzit, sa zor se ka njeri në territorin amerikan, madje e me gjerë që nuk e njeh rastin.
Në vitet 1990 u pretendua se copat e diskut të rrëzuar u çuan në Zonën 51 në shrketëtirën e Nevadës, ku SHBA ka një bazë sekrete e teste për mjete fluturuese u zhvilluan e u bënë përpjekje për ta rindërtuar anijen jashtëtokësore.
Në vitin 1995 u shfaq edhe një video ku pretendohej se po kryhej autopsia me një jashtëtokësor që kishte të bënte me incidentin e Rosuellit.
Filmimi ishte i pavëretë, por interesimi që gjeneroi ishte i stërmadh. Gjatë viteve 1990, qeveria amerikane si pasojë e presionit të medias dhe publikut, nisi hetimin e saj retrospektiv dhe publikoi dy raporte, i pari në 1994 dhe i dyti në 1997.
në raportine parë thuhej se fajtori ishte me të vërtetë një balonë moti, por në të kishte pajisje speciale për të kërkuar në atmosferë dëshmi të testeve bërthamore sovjetike si pjesë e një nsime të quajtur "Projekti Mogul".
Ka të ngjarë që historia e diskut fluturues ishte një shpikje e krijuar për t'ia fshehur medias të vërtetën, por në vazhdim Komanda e Lartë nisur nga mënyra se si situata shkoi, vendosi të zbulote se ishte një balonë e motit.
Në raprotin e dytë, kjo çështje përforcohej edhe më shumë.
Por në memorien e njerëzve, Rosuell njihet si qyteti i UFO-ve, ka një muze për alienët dhe çdo vit mbahen evente për të përkujtuar këtë ngjarje.
E tillë është kthyer fama për Rosuellin, sa edhe disa presidentë të SHBA-së kanë aluduar për incidentin e UFO-ve në fjalime dhe intervista, në formë shakash të lehta, me qëllim për t'i bërë njerëzit të habiten.
Në ditët e sotme, çështja e UFO-ve ka marrë sërish vëmendje.
Në media kanë qarkulluar video të objekteve të paidentifikarua fluturuese. Ndërkohë që SHBA po aplikon programin e identifikimit të kërcënimit hapësinor të avancuar.
Ndërsa rasti i Rosuell është bërë pjesë e historisë, misteri i tij mund të mos zgjidhet kurrë.
Por magjepsja jonë për një nga pyetjet më të mëdha e më kuptimplota që njerëzimi mund të bëjë "A jemi të vetmit në Univers?" vazhdon të jetë e fortë./Zëri.ai/