Video

Ç’duhet të mbajmë mend nga Samiti i Berlinit në Tiranë?

Diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski, tërhoqi vëmendjen kur zbriti nga makina dhe nisi të ecte me ndihmën e një patërice. Siç duket, ai kishte dëmtuar njërën këmbë, por kjo gjë nuk e ka penguar që të udhëtojë drejt Tiranës.

F.m
Ç’duhet të mbajmë mend nga Samiti i Berlinit në
Liderët në Tiranë, në Samitin e Berlinit

TIRANË- Për plot nëntë orë, Samiti i Berlinit bëri që sytë e botës të ktheheshin drejt Tiranës. Mirkpritësi, kryeministri Edi Rama qëndroi për orë të tëra në tapetin e kuq para kryeministrisë dhe shtrëngoi duart me të gjithë liderët evropianë, një nga një.

Takimet u shoqëruan dhe me incidente. Gazetari i Zëri.ai, Edon Kuqi, i cili ndoqi në terren të gjitha takimet, ka zbardhur disanga momentet pikante që e shoqëruan mbledhjen që për kryefjalë kishte integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Vëzhgimi të gazetarit të Zëri.ai, nuk i shpëtoi as momenti kur kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë parakalimit përkrah gazetarëve, ngatërroi drejtim dhe gati u pengua tek kordoni që kufizon tapetin e kuq.

Diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski, tërhoqi vëmendjen kur zbriti nga makina dhe nisi të ecte me ndihmën e një patërice. Siç duket, ai kishte dëmtuar njërën këmbë, por kjo gjë nuk e ka penguar që të udhëtojë drejt Tiranës.

Ajo që shënoi dhe kulmin e incidenteve ishte mungesa e kryeministres serbe, Ana Brnabiç në foton krah liderëve, gjë që u përgënjeshtrua nga mediat serbe, por pamjet flasin të kundërtën.

Megjithatë, ky takim nuk pati vetëm ngjarje të tilla…..

‘I zoti i shtëpisë’, Edi Rama kishte përgatitur dhe një pritje të ngrohtë për të gjithë miqtë. Samiti i Procesit u hap me shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit. Në fund të çdo performance, grupi i artistëve ngrinin flamurin përkatës, për të treguar se nga cili vend ishin.

Paqja e Ramës me Albin Kurtin, e shoqëruar dhe me një shtrëngim duarsh nuk u shpëtoi kamerave, e as ajo me homologun grek Kiriakos Mitsotakis, pavarësisht dosjes së nxehtë ‘Beleri’.

Batutat u ndezën kur kryeministri shqiptar u bë bashkë me atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili e konsideroi Ramën, ‘babai i kombit’.

Poll

MOS HUMB