Video

Rikthet dënimi me burg përjetë për Dritan Dajtin

Ky vendim i apelit u rrëzua sot nga Gjykata e Lartë, duke fundosur në mënyrë përfundimtare pozitën e Dritan Dajtit, i cili do të duhet që ta kalojë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg.

E.K
Rikthet dënimi me burg përjetë për Dritan Dajtin
Dritan Dajti

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e apelit të krimeve të rënda, duke rikthyer dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin. Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Ky vendim i apelit u rrëzua sot nga Gjykata e Lartë, duke fundosur në mënyrë përfundimtare pozitën e Dritan Dajtit, i cili do të duhet që ta kalojë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB