
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave në drejtim të vëllait të tij, Olsi Rama për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë. Ai ka refuzuar kërkesën e opozitës për interpelancë në Kuvend dhe në një postim në rrjetet sociale, shkruan se interpelanca në Kuvend kërkohet duke iu referuar vendimeve të këshillit të ministrave që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe jo me akuza që mund të përfshijnë familjarët. Rama thotë se Gazment Bardhi duhet të presë me durim hetimet e SPAK, sa kohë që të dyja palët i janë drejtuar me kallëzim Prokurorisë së Posaçme. Kryeministri e akuzon Bardhin se po bëhet shërbëtori i kryedemokratit Sali Berisha, pasi kjo çështje ishte paralajmëruar prej muajsh, dhe vetëm tani është denoncuar.
-
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi 'përballen' në SPAK
2 Prill, 17:02 -
-