Video

Rama flet për investimin e Kushner në Sazan: Duam super luks!!!

Qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit, sipas kryeministrit, u bë nga vetë Kushner, gjatë një vizite që ai ka pasur në Shqipëri.

Redaksia Zëri
Rama flet për investimin e Kushner në Sazan: Duam super luks!!!
Edi Rama dhe Jared Kushner

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar shkurtimisht planet e Jared Kushner në bregdetin shqiptar, në ishullin e Sazanit. Rama është shprehur për Financial Times, se Shqipëria ka nevojë për investime luksoze, në mënyrë që të tërheqë turistë që shpenzojnë shumë. Qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit, sipas kryeministrit, u bë nga vetë Kushner, gjatë një vizite që ai ka pasur në Shqipëri. Në mars kreu i qeverisë theksoi se, Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz. Vetë fakti se investimi mund të ndodhë, sipas Ramës, do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

VIDEOJA: 

Poll

MOS HUMB