Video

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për skandalin e diplomave të Wisdom

Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çifti i i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të cilët duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

F.m
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për skandalin e diplomave të
Skandali me Wisdom

TIRANË- Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi për mediat, konfirmon nisjen e hetimeve për kolegjin universitar Wisdom, administratorët e të cilit u vunë në pranga nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se janë pjesë e një skandali për falsifikimin dhe shitjen e diplomave. 9 të arrestuarit, të cilët i cilëson si grup kriminal, jepnin certifikata dhe diploma false, kundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit, që kërkohej nga ana e përfituesve. Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çifti i i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të cilët duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan.

Aksesin e kanë marrë nga zyrtarja Shqiponja Telhaj, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL dhe gjatë kohës që ka mbajtur këtë detyrë, i ka hapur rrugën akreditimit të këtij Kolegji Universitar në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB