Aktualitet

Dosja "Gërdeci"! Shtyhet sërish seanca, Mediu: Të mos zhvillohet pa praninë e avokatëve

Vetë ish-ministri ishte i pranishëm në gjykatë dhe kërkoi që procesi të mos zhvillohet pa praninë e mbrojtësve të tij.

F.I
Dosja "Gërdeci"! Shtyhet sërish seanca, Mediu: Të mos
Fatmir Mediu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për datën 8 korrik seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës së Mediut.

Vetë ish-ministri ishte i pranishëm në gjykatë dhe kërkoi që procesi të mos zhvillohet pa praninë e mbrojtësve të tij. Aktualisht, procesi është në fazën ku Mediu po paraqet kundërshtimet e tij në lidhje me aktin tekniko-ushtarak. Mediu është shprehur se do të vazhdoj ta kundërshtoj aktin në të gjithë aspektin e vetë sepse nuk ka të bëjë me detyrat ligjore të ministrit.

Në seancën e fundit mbajtur më 18 qershor, ish-ministri kërkoi që trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës. Mediu shtoi se 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që edhe të merren parasysh gjatë gjykimit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

Poll

MOS HUMB