Video

Policia amerikane ekzekuton gruan (VIDEO)

Oficerët e policisë amerikane kanë ekzekutuar Alivia Schwab, 40 vjeçe, teksa ajo ecte drejt tyre me thikë në dorë.

D.XH
Policia amerikane ekzekuton gruan (VIDEO)
Policia ne SHBA vret gruan

ILLINOIS - Policia në Morris, Illinois ka publikuar videon e kamerës së trupit, që tregon momentet e tensionuara kur një oficer qëlloi dhe vrau një grua, e cila ishte me thikë në dorë.

Alivia Schwab, 40 vjeçe, u qëllua për vdekje tre herë nga oficerët e policisë së Morris më 29 shtator. Oficerët kishin nxituar të shkonin në kompleksin e apartamenteve Morris, ku ajo jetonte, pasi kishte një krizë të shëndetit mendor. Policia tha se Schwab filloi t'i afrohej një oficeri duke mbajtur një thikë dhe keshtu efektivi hapi zjarr. Në video, një oficer dëgjohet duke thënë vazhdimisht: "Hiq thikën!".

Një padi e paraqitur javën e kaluar nga djali i Schwab thoshte se ajo ishte nën kujdesin e profesionistëve të shëndetit mendor dhe ishte në fazën që do kalonte të jetonte nga një strukturë rezidenciale në banesën e saj, në kohën e incidentit.

Padia shtoi se oficerët e gjetën Schwab-in në derën e banesës së saj në katin e parë – me celularin e saj, duke folur me numrin e policisë në dorën e djathtë dhe me një thikë të drejtuar në tokë në të majtën e saj. Ndërsa, familja ka ngritur padi tashme ndaj oficerit.

“Thika ishte e drejtuar poshtë në dorën e saj të majtë në një mënyrë jo kërcënuese", thuhet në padi. Padia thotë se Schwab kishte në dorë celularin e saj dhe thikën e kishte drejtuar poshtë, kur policia e qëlloi atë. Pamjen janë shokuese./ZËRI/

Poll

MOS HUMB