
VIETNAM- Influencerja e famshme nga Vietnam, Trinh Huong ka arritur të mbledhë gati 1 milion dollarë në javë duke promovuar produkte në internet. Metoda e saj është ajo që ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut, pasi e reja nuk harxhon shumë kohë kur prezanton për çdo produkt, siç janë mësuar të tjerët, por përkundrazi, prezanton gjithçka në vetëm 3 sekonda.
Alıcınızın ayarlarıyla oynamayın!
— Haber Aktif (@haberaktifcom) December 15, 2023
Vietnam’ın ünlü influencer’ı Trinh Huong çevrimiçi ürün tanıtımı yaparak haftada 1 milyon dolar kazanıyor. Ürün başına 3 saniye… pic.twitter.com/jeaowMscVK
Siç shihet edhe në një video, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, ajo qëndron para një banaku, ndërkohë që përballë i dalin kuti me produkte.
Pasi i hap ato, ajo i tregon shkurtimisht produktin audiencës së saj dhe më pas kalon tek kutia tjetër. Kështu, Trinh Huong ka arritur të bëhet virale në rrjetet sociale, duke fituar kështu miliona dollarë. Ajo ka rreth 530 milionë ndjekës në një platformë kineze të ngjashme me Instagramin, ku edhe theu një rekord duke shitur 10 milionë produkte në vetëm një javë./ZËRI