
Ariu
FLORIDA- Një ari në Florida prishi dekorimet për festat e fundvitit të një familjeje. Ariu ‘sulmoi’ drerin e zbukuruar për Krishtlindjet, teksa pamjet e kamerave të sigurisë janë bërë virale.
Incidenti ka ndodhur në një banesë në Longwood, rreth 15 milje në veri të Orlandos. Ariu shihet teksa rrëzon një dre të zbukuruar, ndërsa sulmon dhe një tjetër dekorim.
Komentuesit deklaruan se ngjarja duket tepër qesharake. Dreri ‘i shkulur’ nga ariu u gjet më vonë në rrugë./ZËRI/
Poll