Video

Akrobati rrëzohet nga 10 metra lartësi (VIDEO)

Një akrobat në Angli u rrëzua gjatë shfaqjes. Audienca mendoi se çdo gjë ishte pjesë e skenografisë, por më pas panë se bëhej fjalë një incident të rëndë.

D.XH
Akrobati rrëzohet nga 10 metra lartësi (VIDEO)
Akrobati

ANGLI - Një akrobat cirku u plagos rëndë, kur u rrëzua nga disa metra nga një mjet rrotullues, gjatë një shfaqjeje të mbushur plot me njerëz. Performuesi, në të 20-at e tij, u rrëzua teksa hipi në "Rrotën gjigante të vdekjes" në Cirkun Hippodrome në Great Yarmouth, Norfolk, të mërkurën mbrëma.

Dëshmitarët thanë se fillimisht menduan se rënia ishte pjesë e shfaqjes. Policia e Norfolk tha se artisti ka pësuar lëndime serioze, por gjendja e tij shëndetësore tashmë paraqitet e qëndrueshme. Jack Jay, menaxher dhe drejtues i cirkut, tha: "Ai ishte plotësisht i vetëdijshëm pas rënies dhe dy anëtarë të audiencës, që besohet se ishin një oficer policie jashtë detyrës dhe një ndihmës mjekësor, e ndihmuan menjëherë".

Z Hay tha se gjithçka ishte një gabim i akrobatit. Një nga zonjat e pranishme, tha se po filmonte shfaqjen. “Po e regjistroja pasi [performanca] ishte kaq e shkëlqyer”, tha ajo. Sipas saj, ka raste që akrobatët rrëshqasin qëllimisht, për ta bërë shfaqjen më emocionale, por këtë herë duket se çdo gjë ishte ndryshe.

Akrobati u dërgua me ambulancë në Spitalin James Paget dhe më vonë u transferua në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh dhe është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI/

Poll

MOS HUMB