
PAKISTAN- Tensioni politik në Pakistan u shndërrua në një sherr në transmetim të drejtpërdrejtë. Një ekspert ligjor dhe një anëtar i senatit pakistanez u përplasën fizikisht mes tyre.
Duke marrë pjesë në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin televiziv Express News në Pakistan, Sher Afzal Marwat, një avokat dhe ekspert ligjor nga Partia e Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit dhe Afnan Ullah Khan, një anëtar i senatit i Lidhjes Myslimane të Pakistanit – Nawaz, u konfliktuan mes tyre.
Marwat, një prej protagonistëve që bënë deklarata të ashpra me njëri-tjetrin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, u ngrit papritur dhe sulmoi Khan. Konflikti fizik u ndërpre vetëm pas ndërhyrjes së stafit të televizionit.
Në deklaratën e tij pas përleshjes, Marëat tha se ai e goditi Khan për fyerjen e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan dhe e quajti atë një agjent hebre.