
A keni dëgjuar për Fatiman dhe profecinë e saj për fundin e botës? Në vitin 1917 tre fëmijë përjetuan një mrekulli në qytetin portugez të Fatimas. Sipas fëmijëve, Virgjëresha Mari zbriti nga qielli në Tokë dhe u tregoi atyre një vizion. Ky ishte vizioni i Ferrit, që u bë i njohur si sekreti i parë i Zonjës së Fatimas. Herën e dytë që fëmijët panë Zonjën e Fatimas, ajo iu dha një mesazh se Lufta e Parë Botërore do të përfundonte shpejt, por paralajmëroi se një gjëmë më e keqe ishte duke u afruar.
Ajo specifikoi se nëse Rusia nuk konvertohej në katolicizëm, kjo do të çonte drejt një lufte shkatërrimtare në planet. Një vit pas kësaj, Lufta e Parë Botërore përfundoi. Ky u bë i njohur si sekreti i dytë i Fatimas. Ajo u tha fëmijëve se do të kthehej më 13 tetor 1917, për t'u treguar atyre sekretin më të madh të të gjitha kohërave.
Në atë ditë, 30 mijë njerëzi u mblodhën për të parë një mrekulli dhe Zonja e Fatimas u tregoi fëmijëve sekretin më të errët nga të gjithë. Ajo u tha fëmijëve se ata nuk duhej që t'i tregonin askujt deri në vitin 1960 kur do të bëhej i ditur për të gjithë, por jo për Papën. Një nga fëmijët, Luçia u bë murgeshë dhe ishte e përkushtuar për të mbajtur sekretin e Fatimas, derisa të vinte momenti për njerëzimin. Në 1941, motra Luçia u sëmur dhe një peshkop e detyroi atë qa shkruante sekretin për t'ia dhënë Papës, në mënyrë që seketi mos të vdiste me të.
Edhe pse Luçia u shërua, kur Papa e pa sekretin vendosi që të mos t'ia tregonte kurrë njerëzve dhe ndaloi këdo që ta tregonte atë. Në atë kohë, Malaki Martin një prift dhe ekzorcist po punoten në Vatikan. Ai e lexoi sekretin e tretë por nën betim nuk mund ta bënte kurrë publik.
Në vitet 1990, Malaki Martin nisi të tregonte sekretet e Vatikanit. Sipas tij, fryma e Satanait ka pushtuar Papën dhe Vatikanin, e nisi t'i tregonte në librin e tij. Edhe pse ai rrëfeu shumë të fshehta, nuk e tregoi atë të Zonjës së Fatimës, pasi ishte betuar të rrinte gojëkyçur. Në fund të jetës së tij, ai dha një sërë intervistash radiofonike me Art Bell, ku tha se nuk do ta tregonte sekretin, por nëse dikush do ta gjente, ai ose do të pohonte ose mohonte nëse ata ishin të saktë apo jo. Një grua u shpreh se asaj i ishe thënë nga një prift jezuit se kur Papa Gjon Pali lexoi sekretin që thoshte se Papa i fundit do të ishte nën kontrollin e Satanait, i ra të fikët pasi mendonte se ishte ai.
Malaki konfirmoi se kjo ishte e vërtetë. Një tjetër person tha se do të kishte të bënte me një besim të rremë dhe Antikrishtin. Malaki e pohoi edhe këtë.
Ai tha se agjencitë amerikane të inteligjencës besonin se kjo ngjarje mund të ketë qenë e manipuluar nga jashtëtokësorët, kështu që ata përdorën informatorët e tyre në Vatikan që të merrnin sekretin. Sekreti i Tretë i Fatimes u zbulua përfundimisht në vitin 2000. Ai ishte një vizion i persekutimit të të krishterëve dhe, në veçanti, sulmi ndaj "një peshkopi të veshur me të bardha".
Profecia interpretohet si vizioni i tentativës për vrasjen e Papa Gjon Palit II në sheshin e Shën Pjetrit në vitin 1981, në ditën e festës së Fatimas, më 13 maj. Vetë Papa Gjon Pali besoi se Virgjëresha Mari i kishte shpëtuar jetën atë ditë dhe plumbin e vendosi në kurorën e figurës së Zonjës së Fatimës. Por të shumë janë ata që mendojnë se Kisha Katolike e ka fshehur sekretin e tretë.
Kjo për të mos përhapur panik te njerëzimit për fundin e frikshëm që e pret atë./Zëri.ai