Video

Olsi Rama kallëzon Bardhin për herë të dytë në SPAK

Sipas Bardhit, Olsi Rama kishte lidhje dhe njohje me një prej personat kryesorë të këtij grupi, si dhe përmes sistemit TIMS, sipas tij, është faktuar udhëtimi disa herë me të njëjtën makinë me Genci Xhixhën, Ermal Hoxhën dhe të akuzuarit e tjerë.

F.m
Olsi Rama kallëzon Bardhin për herë të dytë në
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka depozituar sot një kallëzim të dytë në SPAK ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e bërë nga ky i fundit për implikimin e tij në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës. Kërkesa e Ramës vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen 'Xibraka' më datë 24 maj, pas demokrati depozitoi një kërkesë për rinisje të hetimeve për Xibrakën. Sipas Bardhit, Olsi Rama kishte lidhje dhe njohje me një prej personat kryesorë të këtij grupi, si dhe përmes sistemit TIMS, sipas tij, është faktuar udhëtimi disa herë me të njëjtën makinë me Genci Xhixhën, Ermal Hoxhën dhe të akuzuarit e tjerë.

Poll

MOS HUMB