Video

Azgan Mërnica: Nuk pendohem që e vrava policin

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar.

F.m
Azgan Mërnica: Nuk pendohem që e vrava policin
Nevruz Cenalia dhe Azgan Mërnica

TIRANË- Azgan Mërnica ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në Fier. Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia. Sipas 23-vjeçarit në një moment ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Ndaj, ai shpjegon se ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit. Në këtë moment, Mërnica thotë se ka qëlluar pasi ka menduar se efektivi mund ta vriste. Ai nuk ka shfaqur pendesë. 23-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij dhe në videon e publikuar ndërsa hipën në makinë për tu vetëdorëzuar në polici, u shfaq i qeshur dhe i qetë. Ai akuzohet për vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Poll

MOS HUMB