Video

Mbajti peng fëmijët, Aleks Marku: Po më sulmonin dashnorët e gruas

Vetë bashkëshortja e Markut është shprehur se i shoqi ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike.

F.m
Mbajti peng fëmijët, Aleks Marku: Po më sulmonin dashnorët e
Aleks Marku

TIRANË- Aleks Marku, 40-vjeçari që mbajti peng fëmijët e tij, dhe qëlloi me kallashnikov në ajër ka pranuar konfliktet që ka pasur me të shoqen, e madje pretendon se kjo e fundit e tradhtonte. Në dëshminë para grupit hetimor, Marku këmbëngul se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij, të cilët e bindën që të dorëzohej me negociimin e forcave RENEA. Ai shton se ka qëlluar me kallashnikov pasi ka parë partnerët e gruas që e sulmonin dhe se fëmijët i donte për dëshmitarë. Vetë bashkëshortja e Markut është shprehur se i shoqi ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike. Më herët ajo e kishte denoncuar në polici, dhe më pas nuk ishte paraqitur në gjykatë për të marrë urdhërin e mbrojtjes.

Poll

MOS HUMB