
Eduart Danaj dhe Enkelejda Danaj
GREQI- Enkelejda Danaj, 40 vjeç, është gjetur e vrarë me thikë në Athinë. Ka qenë bashkëshorti i saj, Eduart Danaj, 50-vjeç nga Vlora, i cili e ka qëlluar me thikë teksa 40-vjeçarja kthehej nga puna. Pasi e qëlloi, Eduart Danaj e braktisi trupin e saj të pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous në Menidi dhe vetëm pak minuta më vonë, dëshmitarët tregojnë se kanë parë të bijën që qante mbi të ndjerën. 40-vjeçarja, e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje bashkëshortin e saj. Në polici janë shoqëruar edhe prindërit e Enkelejdës.
Poll