
TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur edhe me emrin e artit si Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut. Mediat e huaja shkruajnë se reperi rezulton i shpallur në kërkim për krime të rënda me dhunë, por nuk bëhet me dije se për çfarë ngjarjeje akuzohet konkretisht. Noizy kishte planifikuar të mbante dhe një koncert më datë 5 korrik, por vendosja e tij në pranga, ka bërë që edhe ky koncert të anulohet.
Ai që ka reaguar lidhur me këtë arrestim ka qenë reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe dhe si Stresi. Në një postim në rrjetet sociale, Stresi thotë se denoncimi është bërë nga Medi Iseni, me të cilin dyshja kanë pasur konflikte të mëparshme. Ky person, siç duket është dhunuar pak ditë më parë dhe ka ngritur kallëzim në autoritetet zivcerane kundrejt dy reperëve. Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim pas një sherri që ndodhi në një klub nate po me Medi Isenin. Më pas ai u la i lirë dhe u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.