
TIRANË- Sot ka nisur aksioni për heqjen e çdo materiali si karrige, tenda apo tavolina që kanë zënë hapësirat publike. Porosia u dha nga vetë kryeministri Edi Rama dhe dy ditë më pas, në të gjithë qytetin bregdetar, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.
Aktualisht në Vlorë Rama ka deleguar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngun dhe drejtuesin politik të Partisë Socialiste për qarkun, Bledi Çuçi. Deri më tani, Tirana dhe Vlora janë dy qytetet e para që "skanohen" nga Rama, ndërsa nuk dihet nëse aksioni për sezonin do të shtrihet edhe në qytete të tjera turistike siç janë Durrësi, Kavaja, Lezha, Shkodra, Gjirokastra, etj.