Video

Ndërron jetë në burgun e Fierit Ardjan Malasi

Ai u transferua nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë drejt burgut të Fierit me 16 korrik të këtij viti, ku do të kryente edhe 3 vitet e tjera të dënimit.

F.I
Ndërron jetë në burgun e Fierit Ardjan Malasi
FOTO ILUSTRUESE

FIER- Ka ndërruar jetë në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i cili u arrestua me 26 tetor të vitit 2023, si pjesë grupit që pastruan 1.25 milionë euro nga trafiku i drogës në Belgjikë. Dyshohet se ai ka pësuar hemoragji cerebrale brenda dhomës ku qëndronte i izoluar. Ai u dënua me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produktit të veprës penale së veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai u transferua nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë drejt burgut të Fierit me 16 korrik të këtij viti, ku do të kryente edhe 3 vitet e tjera të dënimit. Një vit më parë u zbardh edhe skema e pastrimit të 1.25 milionë eurove, në të cilën është përfshirë edhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Sipas SPAK, Dashi ka ndihmuar dy vëllezërit e dënuar në Belgjikë, Besjan dhe Leonard Ramaj që të pastronin paratë e tyre. Pjesë e skemës rezultoi të jetë edhe Ardjan Malasi, një i njohur i dy vëllezërve që ishte dhe administrator i shoqërisë “Ledio 4”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB