Video

Gjendet drogë e fshehur në makarona të gatuara te '313'-ta

Menjëherë është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës së shtetasit Seit Xhometa, i cili rezulton të jetë familjar i Oltjon Asllanit.

F.I
Gjendet drogë e fshehur në makarona të gatuara te
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një sasi droge raportohet të jetë gjetur në burgun 313 në Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se janë konstatuar 17 qese kokainë dhe 13 qese hashash, të cilat janë gjetur në makaronat e gatuara nga familjarët për Oltojn Asllanin. Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Menjëherë është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës së shtetasit Seit Xhometa, i cili rezulton të jetë familjar i Oltjon Asllanit. Asllani rezulton i dënuar për vrasje në tentativë, ku në gusht të 2025, së bashku me shokun e tij Serxhio Bajza, qëlluan me kallash drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit. Asokohe ZËRI ndau pamjet kur Asllani lëviste me kallash në dorë mes rrugës, pasi qëlloi ndaj personave që ishte konfliktuar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB