
Monika Kryemadhi
TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryemadhi u mor në pyetje për rreth 5 orë, ku pas daljes nga ambjentet e SPAK tha para gazetarëve se u përgjigj për disa çështje. Ndër të tjera ajo u shpreh se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Deputetja e PL-së deklaroi se ka kryer botoks si të gjithë. Sa i përket celularit të saj, i cili vijon të mbahet nga prokurorët, Kryemadhi u shpreh se nuk e ka problem, pasi në të ka vetëm gjëra të bukura. Deputetja deklaroi se nuk e sfidon drejtësinë, por lufta e saj është politike.
/ZËRI
Poll