Video

Vdes në moshën 73-vjeçare Qazim Sejdini

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se Sejdini ka humbur jetën si pasojë e përballjes me një sëmundje të rëndë.

E.K
Vdes në moshën 73-vjeçare Qazim Sejdini
Qazim Sejdini

ELBASAN-Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se Sejdini ka humbur jetën si pasojë e përballjes me një sëmundje të rëndë. Ai ka drejtuar për 3 mandate Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri në vitin 2019, nën siglën e socialistëve, dhe ka qenë një prej politikanëve më të rëndësishëm në kampin e majtë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit. Vetë Sejdini e ka nisur karrierën politike nga posti i prefektit në vitin 2002. Ai kishte qenë më parë President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Sejdini ka përfunduar studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit si dhe në institutin e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë në vitet 1983-1987.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Elbasanit në mars të vitit 2007, detyrë që e mbajti deri në vitin 2019 kur hoqi dorë nga kandidimi për kryetar bashkie. Edhe pas largimit të tij nga drejtimi, ai shihej si një mentor politik i pasuesit Gentian Llatja, si dhe një person me shumë ndikim në botën e biznesit në Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB