Video

Inceneratori i Tiranës, BKH kontrolle në disa banesa

Ende nuk dihet se cilët janë personat që po kontrollohen nga SPAK.

f.t
Inceneratori i Tiranës, BKH kontrolle në disa banesa
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për inceneratorin e Tiranës. Kontrollet po zhvillohen me urdhër të prokurorit Dritan Prençi. Ende nuk dihet se cilët janë personat që po kontrollohen nga SPAK, ndërsa vetëm pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zgjati me 3 muaj hetimet për inceneratorin e Tiranës. Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, mes tyre dhe dy biznemenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Po ashtu urdhër-arresti u lëshua dhe për drejtorin e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB