Video

Momentet pikante nga qeveria Rama 4!

Interesante qe edhe reagimi i Ministrit të ri të Bujqësisë, Andis Salla, i cili përtypte çamçakëz gjatë kohës që Rama fliste.

f.g
Momentet pikante nga qeveria Rama 4!
Reagimi i Ogertes

Momente pikante nga Asambleja e PS. ZËRI vëzhgoi gjuhën e trupit të ministrave të rinj në momentet kur u njoftuan se ishin përzgjedhur për të qenë në kabinetin Rama 4. Siç edhe shihet në këtë video, reagimet janë nga më të ndryshmet.

Ogerta Manastirliu nuk e shpreh habinë por duket disi më serioze. Vetë Rama i kërkoi ndjesë për këtë "bombë të palajmëruar". Ndërsa më të rinjtë patën të tjera reagime. Besfort Llamallari, ministër i drejtësisë u gjet ngushtë me kollaren kur emri iu thirr nga Kryeministri.

Ndërsa Klodiana Spahiu e priti me humor thirrjen si nënkryetare Parlamenti pas Niko Peleshit.

Interesante qe edhe reagimi i Ministrit të ri të Bujqësisë, Andis Salla, i cili përtypte çamçakëz gjatë kohës që Rama fliste. Kumbaro ndërkohë e gjeti veten ministre Arsimi sot, teksa shihet duke mbuluar ballin me duar./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB