TIRANË-Në qytetet e mëdha shqiptare—si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri—41.8 % e popullsisë urbane është në rrezik varfërie. Kjo normë është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së, me 21 %. Sipas Monitor, arsyet kryesore të varfërisë në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta. Pagat janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve. Gjithashtu varfëria e lartë në vendin tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto.
/ZËRI