Video

Lirohet nga burgu mjeku Dervish Hasi

42-vjeçari u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

F.m
Lirohet nga burgu mjeku Dervish Hasi
Mjeku Dervish Hasi

TIRANË- Mjeku Dervish Hasi është liruar nga burgu! Sipas avokatit të tij, Roland Islami, mbi klientin e tij nuk rëndon asnjë akuzë. Islami, në një intervistë për RTSH, tha se vajza për të cilën u akuzua mjeku ishte adulte dhe se e gjitha ishte një lojë e stisur nga kolegët e Hasit dhe se mjeku ka marrë pafajësinë. 42-vjeçari u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Dervish Hasi është me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë dhe njihet si besimtar mysliman.

Poll

MOS HUMB