Video

Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për Pajtime Fetahun?

Në vitin 2018, KLD-ja nuk e përfshiu kërkesën e Fetahut dhe këtu lindi nevoja e Suel Çelës për të ndërhyrë tek Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta. Dhë në fakt, pretendimi i Suel Çelës gjen zbatim. Kjo pasi, në maj të vitit 2018, Ilir Meta i hapi rrugë rikthimit të Pajtime Fetahut në gjyqësor.

F.m
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për Pajtime Fetahun?
Pajtime Fetahu, Suel Çela dhe Ilir Meta

TIRANË- Dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur jo vetëm lidhjet në trafikun ndërkombëtar të drogës të grupit të Suel Çelës apo planifikimin e eliminimit të rivalëve të tij, por edhe ndikimin e fortë që kishte në institucionet e drejtësisë. Në një pasazh të dosjes, Suel Çela pretendon se ka ndikuar edhe tek Ilir Meta, në kohën që ai ka qenë President dhe për rrjedhojë ishte dhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Qëllimi i Suel Çelës ishte që gjyqtarja Pajtime Fetahu të vijojnte të ishte në krye të detyrës në mënyrë që t’i lehtësonte përballjen e tij me drejtësinë, siç edhe kishte bërë në të shkuarën, pasazhe që janë zbardhur gjithashtu në dosje. Kështu, kur në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra dhe filloi procedimin disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetah, pasi dyshohej se kishte kryer akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën e gjyqtarit, pas publikimit në emisionin investigativ “Stop” më 31 janar 2017, në të cilin Fetahu kërkonte 2 mijë euro për lirimin e të burgosurit me emrin Kristjan Leka. Pavarësisht materialit të publikuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja e gjyqtares në korrupsion dhe me mbylljen e dosjes, gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi rikthimin në sistem, proces që duhet të kalonte përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2018, KLD-ja nuk e përfshiu kërkesën e Fetahut dhe këtu lindi nevoja e Suel Çelës për të ndërhyrë tek Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta. Dhë në fakt, pretendimi i Suel Çelës gjen zbatim. Kjo pasi, në maj të vitit 2018, Ilir Meta i hapi rrugë rikthimit të Pajtime Fetahut në gjyqësor.

Poll

MOS HUMB