
TIRANË- Dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për grupin e Suel Çelës ka zbardhur edhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Në biseda zbardhen edhe pazaret. Në një episod, nga konteksti i bisedës, sipas SPAK, dyshohet se Suel Çela alias Marjus Lulaj i kërkon Gazmend Dishës t’i dërgojë para në Shqipëri. Kjo shumë parash dyshohet se do t'i shërbejë Marjusit për pagesën e pjesës së tij të investimit në blerjen e lëndës narkotike në Ekuador, pagesë e cila dyshohet se do t’i bëhet shtetasit të cilin Marjus Lulaj e identifikon me emrin "Bujar". Ky i fundit dyshohet se do të organizojë trafikimin e e lëndëve narkotike nga Ekuadori në Evropë. Pas kësaj Çela i kërkon Bruno Hazizollit që gjithashtu është lënë në masën “arrest me burg,” që paratë t’i dorëzohen “Bujarit”, në një lokal që ndodhet në Tiranë në Rrugën Dervish Hima, në katin e parë pranë kompleksit "Ambasador 3".