Video

Lirohet Sali Berisha!

Vendimi i sotëm është pritur me eufori nga demokratët, të cilët e kanë pritur poshtë shtëpisë dhe teksa brohorisnin emrin e tij e kanë shoqëruar deri në selinë e Partisë Demokratike.

F.m
Lirohet Sali Berisha!
Sali Berisha

TIRANË- Pas 331 ditësh në "arrest shtëpie", sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas marrjes së vendimit, Berisha është rikthyer në selinë blu dhe në orën 13:30, ka mbajtur dhe një konferencë me gazetarët. Vendimi i sotëm është pritur me eufori nga demokratët, të cilët e kanë pritur poshtë shtëpisë dhe teksa brohorisnin emrin e tij e kanë shoqëruar deri në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha falenderoi gjyqtaren Davidhi që e liroi. Lirimin e tij, kryedemokrati e konsideroi si rrëzimin e piramidës më të madhe të mashtrimit të kryeministrit Edi Rama.

Poll

MOS HUMB