
ITALI- Pren dhe Rogert Shota, janë dy personat e vënë në pranga që akuzohen për vrasjen e Vladimir Topjanës, ngjarje e ndodhur një natë më parë në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se Topjana ishte ulur në një lokal të njohur për eventet sportive bashkë me djalin e tij 17-vjeçar. Aty është konfliktuar me Rogert Shotën, i cili në sherr e sipër ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi 43-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Pas krimit, ai është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes. Në pranga është vënë edhe babai i tij, Pren Shota, por ende nuk është zbardhur roli i tij në këtë krim. Shkaqet janë gjithashtu mister. Mediat italiane shkruajnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt momental, por për një përplasje të mbartur duke qenë se palët njiheshin me njëri-tjetrin.