Video

Ekstradohet kunati i Arben Ndokës

Ilia Ndoka në bashkëpunim me kunatin tjetër të Ndokës, Arian Tuku akuzohen se trafikonin jashtë shtetit lëndë narkotike.

F.m
Ekstradohet kunati i Arben Ndokës
Ilia Ndoka

TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Nga Gjermania është ekstraduar një 18-vjeçar, i identifikuar si Flavoi Merkuri, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Merkuri në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë parash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

Ndërsa nga Italia është ekstraduar 50-vjeçari Ilia Ndoka, dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka, në kuadër të dosjes së SPAK, të koduar me emrin "Revanshi". Ilia Ndoka në bashkëpunim me kunatin tjetër të Ndokës, Arian Tuku akuzohen se trafikonin jashtë shtetit lëndë narkotike.

Poll

MOS HUMB