
TIRANË- Fatjon Pasholli është larguar nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas skandalit të futjes së pulave me salmonelë dhe luleshtrydheve me pesticide. Vetë Pasholli thotë se ka dhënë dorëheqjen. Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila deri më tani ka mbajtur postin e drejtoreshës juridike në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Deri më tani janë raportuar një sërë rastesh skandalesh me ushqimin në vendin tonë.
Përveç produkteve të skaduara që denoncohen çdo ditë nga qytetarët të cilët përballen me ta, futja e pulave me salmonelë tregoi qartë neglizhencën e institucioneve në vendin tonë. Dy ditë më parë u raportua dhe për futjen e një sasie me luleshtrydhe nga Greqia, të cilat ishin me pesticide.