
Margarita Xhepa
TIRANË- Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa është përcjellë sot për në banesën e fundit. Homazhet për aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë dje në moshën 91-vjeçare, janë zhvilluar në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit deri në orën 13:00. Më pas artistja u përcoll për në varrezat e Sharrës. Të pranishëm ishin familjarë të aktores së madhe, kolegë dhe figura të larta politike e kulturore.
Aktori i njohur dhe njëkohësisht djali i aktores së ndjerë Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, u shfaq i pikëlluar në homazhe dhe tha se nëna e tij kishte dëshirë të realizonte edhe një film tjetër.
Poll