
TIRANË- Një ngarkesë me luleshtrydhe me praninë e pesticidit "Hexythiazox" është futur në vendin tonë duke e zgjeruar skandalin e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët, pas pulave me salmonelë, mandarinave dhe specave. OraNews shkruan se subjekti importues është “Geri shpk”. Në teori, ngarkesa e ardhur nga Greqia i ka të gjitha certifikatat shoqëruese.
Pas analizave të bëra, është kërkuar që produkti të hiqet tërësisht nga tregu për shkak se paraqet rrezik për konsumatorët. Por, kjo gjë nuk është arritur pasi inspektorët e AKU-se nuk e kanë bllokuar dot pasi në momentin që kanë nisur kontrollet, sasia rezultoi e shitur. Pesticidi "Hexythiazox" është klasifikuar si kancerogjen tek njerëzit.