Video

Zhduket 27-vjeçari në Has, iku për të prerë dru e s’u kthye më

Pasditen e kaluar ai ka telefonuar të atin për të kërkuar ndihmë.

F.m
Zhduket 27-vjeçari në Has, iku për të prerë dru e
Foto Ilustruese

TIRANË- Ajet Lleshi, 27 vjeç rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh pasi është larguar një ditë më parë nga banesa. I riu, banues në fshatin Kishaj në Has, ka dalë mëngjesin e një dite më parë nga shtëpia për të prerë dru, por nuk është kthyer më në banesë.

Pasditen e kaluar ai ka telefonuar të atin për të kërkuar ndihmë, pasi nuk po kthehej dot më në banesë, për shkak se dëbora kishte bllokuar rrugët. Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e Lleshit. Kërkimeve u janë bashkuar edhe autoritetet në Kosovë me helikopter.

Poll

MOS HUMB