
Lamberto Zannier
TIRANË- Ambasadori Lamberto Zannier do të jetë njeriu që do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 maj në vendin tonë. Ambasadori Lamberto do të mbërrijë në Tiranë, bashkë me stafin e tij, më 1 prill. Nga kjo datë do të nisë edhe takimet, fillimisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe më pas edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas mbarimit të zgjedhjeve, ai do të përpilojë dhe një raport ndërkombëtar të bazuar në vëzhgimin e bërë.
Poll