
Biznesmeni Nadir Çausholli
TIRANË- Biznesmeni Nadir Çausholli ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët e mundshëm që sulmuan biznesin e tij farmaceutik “CFO Pharma”. Në dëshminë para grupit hetimor, ai është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe se nuk di se kush mund të fshihet pas këtij sulmi. Dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet, janë konkurrenca dhe konfliktet e mundshme të biznesmenit Çausholli. Sulmi ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të 18 marsit. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të fasadës së “CFO Pharma”.
Poll