Video

Tragjedi me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i komunës së Koçanit Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Deri më tani janë ndaluar 15 persona.

F.m
Tragjedi me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni e Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut pasi vendi ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare. Dita e djeshme ishte tragjike për vendin fqinj me Shqipërinë. Një zjarr në një klub nate në Koçan shkaktoi të paktën 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur rëndë. Shkak dyshohet të jetë bërë përdorimi i mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncert, por që shkaktuan zjarrin që u mori jetën dhjetëra të rinjve. Kryetari i komunës së Koçanit Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital.

Poll

MOS HUMB