Video

Edhe ferma “AIBA” me grip shpendësh, gjenden 1848 pula të ngordhura

Ende nuk ka një njoftim sqarues për procedurat që do të ndiqen për vezët dhe pulat e kësaj ferme që kanë dalë në treg.

F.m
Edhe ferma “AIBA” me grip shpendësh, gjenden 1848 pula të
Veza AIBA

TIRANË- Një tjetër vatër e gripit të shpendëve është zbuluar në Rrashbull të Durrësit. Ministria e Bujqësisë njofton se janë konstatuar 1848 pula të ngordhura në fermën “AIBA”. Për të parandaluar shpërndarjen është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë. Ende nuk ka një njoftim sqarues për procedurat që do të ndiqen për vezët dhe pulat e kësaj ferme që kanë dalë në treg. Rasti në fermën “AIBA” vjen pas atij në fermën “Rea’s” ku u gjetën 69 mijë pula të ngordhura.

Poll

MOS HUMB