Video

“Dilni jashtë, dilni jashtë!"/ Pamje nga momenti i tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Këngëtari i bën thirrje qytetarëve të dalin jashtë.

I.F
“Dilni jashtë, dilni jashtë!"/ Pamje nga momenti i
Pamje nga vendngjarja

KOÇAN- Momentet e zjarrit në lokalin e natës në Koçan, Maqedoninë e Veriut janë publikuar në rrjete sociale. Sipas videos së mëposhtme, banda muzikore është duke kënduar dhe në një moment, këngëtari bën thirrje qytetarëve të dalin jashtë.

“Dilni jashtë, dilni jashtë”, dëgjohet të thotë ai.

Si pasojë e zjarrit në klubin e natës, Pulse, kanë humbur jetën 51 persona, ndërsa 118 të tjerë janë plagosur. Deri më tani, janë arrestuar disa persona që ishin organizatorët e koncertit.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë përdorimi i mjeteve piroteknike./ZËRI

Poll

MOS HUMB