Video

Sulmohet me breshëri plumbash “CFO Pharma”, kompania e Nadir Çaushollit

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja, ndërsa autorët e sulmit dyshohet të kenë qenë dy, të cilët janë parë nga roja i kompanisë në momentin që largoheshin pas sulmit.

F.m
Sulmohet me breshëri plumbash “CFO Pharma”, kompania e Nadir
Nadir Çausholli

TIRANË- Kompania farmaceutike “CFO Pharma” në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, është sulmuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të 18 marsit. Por, autoritetet janë njoftuar rreth orës 08:10, kur në zyra kanë mbërritur anëtarët e stafit dhe kanë parë fasadën me shenjat e plumbave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja, ndërsa autorët e sulmit dyshohet të kenë qenë dy, të cilët janë parë nga roja i kompanisë në momentin që largoheshin pas sulmit. Ata dyshohet se janë larguar në drejtim të Kasharit. Tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen që dyshohet të jetë një mesazh për biznesmenin Çausholli.

Poll

MOS HUMB