
TIRANË- Kujt nuk i ka ndodhur që të marrë vendime me nxitim, e pak më vonë ka kujtuar se ato kanë qenë shumë sipërfaqësore? Sipas shkencës, fajtor për këtë është dopamina, një neurotransmetues i prodhuar nga truri, i aftë për të rregulluar kohën dhe mënyrat në të cilat ne i kryejmë këto veprime.
Në një studim të botuar në revistën "Nature Communications", një ekip ndërkombëtar studiuesish nga disa universitete evropiane, vëzhguan sjelljen e 31 vullnetarëve meshkuj të cilëve iu kërkua të rendisnin simbole të ndryshme në këmbimt ë një shpërblimi.
Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe, në mënyrë që nivelet e dopaminës të pranishme në trupin e tyre të mund të ndryshoheshin artificialisht. Në dy grupet e para, sasia e neurotransmetuest u rrit me dhënien e barnave specifike, ndërsa tek i treti studiuesit ndërhynë për ta mbajtur sasinë të pandryshuar. Me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe bazuar në kohën e reagimit të pjesëmarrësve, shkencëtarët analizuan më pas proceset e vendimmarrjes dhe të të nxënit në korelacion me praninë e dopaminës.
Ndryshe nga grupi i kontrollit, te të gjithë personat ku niveli i dopaniës që shtuar, lidhja midis shpejtësisë dhe saktësisë së veprimeve u ndryshua në mënyrë domethënëse, duke i bërë ata të jenë më të shpejtë, por edhe të bëjnë më shumë gabime. Për ta përmbledhur, sa më shpejt vepronin, aq më të pasaktë tregohehsin. Por ngelet i paqartë nëse ky automatizim i të vepruarit gjendet edhe në vendime që nuk lidhen drejtpërdrejt me përfitimet.
Përveç kushtëzimit, ndër të tjera të humorit dhe funksioneve të tjera konjitive si kujtesa dhe përqendrimi, duke kontrolluar reagimin institktiv ndaj stimujve që i ofrohen organizmit tonë, dopamina mund të jetë balancuesi i dy tendencave të kundërta; nga njëra anë vullneti për të reaguar ngadalë duke reduktuar marzhin e gabimit, e nga ana tjetër dëshira për të kursyer kohë duke i kryer veprimet shpejt, por duke rrezikuar që të jesh më pak i saktë./Zëri.ai